Lajme

Aliu jep njoftimin: Komuna e Shtimes rrit fondin në 60 mijë euro, shpallen 120 bursa për vitin akademik 2025/2026

Kryetari i komunës, Qemajl Aliu, ka njoftuar se është rritur buxheti për bursa për studentët, duke arritur në 60 mijë euro për vitin akademik 2025/2026.

Përmes Drejtorisë së Arsimit është shpallur konkursi për ndarjen e 120 bursave, në kuadër të mbështetjes për studentët dhe zhvillimin e tyre akademik dhe profesional.

Lexo më shumë  BE nis pagesën e parë prej 61.8 milionë euro për Kosovën në kuadër të Planit për Rritje Ekonomike

Ai bëri të ditur se afati për aplikim është i hapur deri më 30 prill, duke ftuar të gjithë studentët, përfshirë edhe ata që kanë përfituar në vitet e kaluara, që të aplikojnë brenda këtij afati.

Aliu theksoi se mbështetja për arsimin mbetet prioritet, duke shtuar se komuna do të vazhdojë të përkrahë të rinjtë në rrugën e tyre drejt avancimit profesional.

Lexo më shumë  Pallatet pa siguri, gjerësia e shtegut 3.12 metra për zjarrfikëset në Tiranë

Rruga Press

YouTube player