Sport

Kombëtarja e Shqipërisë publikon listën për ndeshjet e shatorit

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Edi Reja, ka bërë publike listën e futbollistëve të grumbulluar, për 3 ndeshjet që do të zhvillohen në muajin shtator, transfertën polake dhe dy ndeshjet në Elbasan ndaj Hungarisë dhe San Marinos.

Lista është e përbërë nga 27 lojtarë, ndërkohë që mes risive janë debutuesi Ernest Muçi, i cili vjen nga Kombëtarja U-21, teksa ndryshe nga miqësoret e qershorit rikthehen në listë të rinjtë Ramen Çepele, Mario Mitaj, Enis Çokaj dhe Armando Broja.

Gjithashtu vlen të theksohet se në Kombëtare është rikthyer edhe Enea Mihaj, i cili aktivizohete te PAOK-u në Greqi. Mbrojtësi mungoi për një kohë të gjatë, për shkak të dëmtimit.

Kombëtarja do të nisë grumbullimin të dielën e 29 gushtit me lojtarët që do të bashkohen me stafin në Varshavë. Lojtarët që janë të impenjuar me klubin të dielën do të mbërrijnë në kampin kuqezi të hënën.

Lista:

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *