KryesoreLajme

Ministri Muja dhe ambasadori Guérot diskutojnë për mundësitë e marrëveshjeve të reja në bujqësi

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, priti në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot, me të cilin diskutoi për avancimin e bashkëpunimit në sektorin e bujqësisë.

Në takim u diskutua për mundësitë e krijimit të marrëveshjeve të ardhshme me kompani franceze, me fokus në zhvillimin e bujqësisë dhe avancimin e sistemit të ujitjes në Kosovë.

Lexo më shumë  Sveçla: MPB përmbyll një tremujor të suksesshëm në funksion të zbatimit të mandatit të saj

Ministri Muja theksoi prioritetin për rritjen e sigurisë ushqimore, për çka mori mbështetje nga Ambasadori Guérot, i cili vlerësoi lartë këtë iniciativë.

Po ashtu, u diskutua edhe për vizitën e Ministrit Muja në Panairin Ndërkombëtar të Bujqësisë në Paris, si një mundësi për forcimin e bashkëpunimit dhe krijimin e lidhjeve të reja.

Në fund të takimit, Ambasadori Guérot e uroi Ministrin Muja për detyrën e re, duke i dëshiruar suksese në angazhimet e tij në drejtim të zhvillimit të sektorit të bujqësisë.

Lexo më shumë  Kurti takim me deputetin shqiptar në Zvicër, Arbër Bullakaj
YouTube player