Argument

Rama “përshëndetet” me “kukullën” e Putinit, Viktor Orbanin: I uroj mikut tim të mirë, Viktorit, gjithë të mirat në këtë kapitull të ri të jetës së tij

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve në Hungari ku kryeministri Viktor Orban humbi pas 16 vitesh në pushtet.

Përmes një postimi në X, Rama shkroi për lidhjen e tij të ngushtë me Orbanin, ish-kryeministrin e Hungarisë të njohur për afrimitetin me Putinin dhe Vuçiqin.

“Ka qenë një kënaqësi e veçantë të bashkëpunoj me Kryeministrin Orbán dhe të dëshmoj nga afër afrimin e Shqipërisë me Hungarinë. I uroj mikut tim të mirë, Viktorit, gjithë të mirat në këtë kapitull të ri të jetës së tij.

Lexo më shumë  Rënia e regjimeve autoritare nis nga humbja e Viktor Orbanit në Hungari

Njëkohësisht, përgëzoj përzemërsisht Peter Magyar për fitoren e tij vërtet mbresëlënëse. I uroj Kryeministrit të sapozgjedhur të Hungarisë suksese të plota në përpjekjen e tij për të hapur një kapitull të ri për vendin dhe shpreh gatishmërinë time për të bashkëpunuar ngushtë, me synimin për t’i afruar edhe më tej dy vendet tona”, shprehet Rama.

Përgjatë qeverisjes së tij, Viktor Orban është akuzuar gjerë për bashkëpunim të ngushtë me presidentin rus Putin dhe është konsideruar si prani e Rusisë në Bashkimin Evropian, duke e furnizuar Kremlinin me informacione konfidenciale, si dhe duke penguar ndihmat e BE-së për Ukrainën.

Lexo më shumë  Rënia e regjimeve autoritare nis nga humbja e Viktor Orbanit në Hungari

Po ashtu, Orbani ka dëshmuar lidhje shumë të afërt me presidentin serb Vuçiq, duke ndërtuar me të dhe me të tjerë peizazhin e autokracive proruse në Evropë.

Rruga Press

YouTube player