BotaKryesore

Hapi i fundit i shkëputjes nga Rusia/ Moldavia largohet nga CIS, negociata për integrim në BE

Presidentja e Moldavisë Maia Sandu ka nënshkruar zyrtarisht ligjin që parashikon  tërheqjen e vendit nga Commonwealth of Independent States (CIS), një organizatë rajonale e krijuar pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Sipas mediave moldave, përfshirë Newsmaker, vendimi ka hyrë në fuqi qe nga 8 prilli.

Ky hap konsiderohet një zhvillim i rëndësishëm politik për Moldavine, e cila prej vitesh ka ndjekur një kurs të qartë të afrimit me Bashkimin Evropian dhe distancimit nga ndikimi rus në rajon.

Autoritetet moldave e paraqesin këtë vendim si pjesë të strategjisë afatgjatë për integrim evropian. Moldovise iu dha statusi i vendit kandidat për anetaresim ne Bashkimin Europian në vitin 2022, ndërsa negociatat për anëtarësim u hapën zyrtarisht në vitin 2024. Tërheqja nga Comonwewalth Of Independence States shihet si një sinjal politik i fortë në këtë drejtim.

Lexo më shumë  "Paratë nga mafia ruse shkonin te Orbani", dëshmi tronditëse e ish-anëtarit të botës së krimit në Hungari

Commonwealth of Independent States u krijua në vitin 1991 pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik dhe përfshin disa ish-republika sovjetike, përfshirë Rusinë, Bjellorusinë, Armeninë, Azerbajxhanin, Kazakistanin, Uzbekistanin, Taxhikistanin dhe Kirgistanin. Turkmenistani mban statusin e anëtarit të asociuar.

Në vitet e fundit, disa vende kanë reduktuar ose ndërprerë pjesëmarrjen e tyre në këtë organizatë. Gjeorgjia u tërhoq pas konfliktit të vitit 2008 me Rusinë, ndërsa Ukraine, ndonëse nuk e ratifikoi plotësisht traktatin e Commonwealth of Independent States , ishte pjesë de facto deri në vitin 2014. Pas aneksimit të Krimesë dhe nisjes së luftës në Donbas, Ukraina nisi një proces gradual të largimit nga struktura, i cili u përmbyll disa vite më vonë.

Lexo më shumë  Uji, kapitali i fjetur i Shqipërisë, vetëm 1.8% përdoret për bujqësinë

Vendimi i Moldavisë pritet të ketë më shumë ndikim simbolik dhe politik sesa ekonomik të menjëhershëm, por ai forcon orientimin pro-evropian të qeverisë Sandu dhe thellon distancimin institucional nga strukturat e dominuara historikisht nga Rusia.

YouTube player