KryesoreLajme

Mbahet mbledhja e Qeverisë, miratohen vendime me rëndësi në fushën e energjisë, bujqësisë dhe financave publike

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sot një mbledhje elektronike, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar disa projektligje dhe vendime me rëndësi në fushën e energjisë, bujqësisë dhe financave publike.

Në këtë mbledhje, ekzekutivi ka miratuar Projektligjin për Energjinë, si dhe Projektligjin për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë.

Po ashtu, sipas njoftimit, Qeveria ka miratuar edhe vendimin për ndryshimet në Tabelat 3.1 dhe 3.2 të Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2026, me qëllim të përmbushjes së obligimeve financiare dhe kontraktuale të papërmbushura nga viti paraprak.

Lexo më shumë  Kurti në koncertin për Kardinalin Ernest Simoni: Figurë e qëndresës dhe besimit të palëkundur

Në kuadër të kësaj mbledhjeje është miratuar edhe vendimi për rregullimin kontabël të shpenzimeve buxhetore të realizuara gjatë periudhës së financimit të përkohshëm për tremujorin e parë të vitit 2026.

Sipas Qeverisë, ky rregullim bëhet në përputhje me dispozitat përkatëse të Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, si dhe me Ligjin mbi Ndarjet Buxhetore për vitin 2026, në mënyrë që këto shpenzime të reflektohen sipas strukturës së re organizative të përcaktuar me Rregulloren për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Ministrive.

Lexo më shumë  "Paratë nga mafia ruse shkonin te Orbani", dëshmi tronditëse e ish-anëtarit të botës së krimit në Hungari
YouTube player