KryesoreLajme

Uji, kapitali i fjetur i Shqipërisë, vetëm 1.8% përdoret për bujqësinë

Bujqësia është konsumatori më i madh i ujit në botë. Sipas të dhënave të fundit statistikore të Organizatës së Ushqimit në Kombet e Bashkuara (FAO) bujqësia zë rreth 51% të gjithë ujit të ëmbël që tërhiqet nga lumenjtë, liqenet dhe burimet nëntokësore në rang global.

Në disa vende kjo shifër shkon deri në 90%, pasi bujqësia është motori kryesor i ekonomisë dhe kërkon vaditje intensive. Ndërsa Shqipëria përdor vetëm 1.87% për të rezervave të saj ujore për bujqësinë.

Sipas të dhënave zyrtare sipërfaqja potenciale që mund të vaditet llogaritet në rreth 225,000 hektarë, që përbën afërsisht 31% të totalit të tokës bujqësore në vend e cila është rreth 677,000 hektarë.

Të dhënat e AQUASTAT tregojnë se në nivel global, rreth 40% e prodhimit ushqimor vjen nga toka të vaditura artificialisht. Në shumë vende të botës, pa vaditje nuk ka prodhim. Shqipëria përdor shumë pak ujë për bujqësinë nën 2% në raport me atë që ka në dispozicion, çka tregon se Shqipëria shfrytëzon një pjesë fare të vogël të pasurisë së saj.

Lexo më shumë  USB me mbi 130 mijë dokumente sekrete serbe - Kemi depërtuar në zemrën e kasafortës së Serbisë, ku ruhen “top sekrete” shtetërore të luftës dhe e vërteta për gjenocidin në Kosovë nuk mund të fshihet më

Duke e krahasuar vendin tonë me vendet e tjera shifrat e Shqipërisë sugjerojnë se një pjesë e madhe e tokës bujqësore nuk punohet ose nuk vaditet në mënyrë sistematike, teksa një pjese mbështetet kryesisht te reshjet atmosferike. Kjo e veçon vendin tonë që  shfrytëzon vetëm një pjesë të vogël të tokës bujqësore dhe bazohet shumë pak të vaditja.

Organizata e Ushqimit në Kombet e Bashkuara (FAO) ka krijuar një data-bazë AQUASTAT, e cila tregon përdorimin e rezervave ujore në botë, duke krijuar indeksin e stresit të ujit. Të dhënat e FAO-s konfirmojnë se Shqipëria gëzon një pozicion të lakmueshëm sa i përket sigurisë dhe qëndrueshmërisë së burimeve ujore, duke u distancuar ndjeshëm nga trendët shqetësuese globale të mungesës së ujit.

Sipas shifrave të përpunuara për vitin 2022, niveli i stresit ujor në vendin tonë ka mbetur në kuota minimale prej 3.56%, një vlerë kjo që është pothuajse pesë herë më e ulët se mesatarja botërore, e cila luhatet rreth 18%.

Lexo më shumë  Kurti në koncertin për Kardinalin Ernest Simoni: Figurë e qëndresës dhe besimit të palëkundur

Ky tregues dëshmon se presioni që aktivitetet njerëzore dhe ekonomike ushtrojnë mbi burimet natyrore ujore në vendin tonë është pothuajse i papërfillshëm dhe një rezervë të madhe për zhvillim në të ardhmen që nuk po shfrytëzohet.

Analiza e këtyre të dhënave sugjeron se sfida kryesore për Shqipërinë nuk lidhet me sasinë e burimeve, por me potencialin e tyre ende të paprekur. Ndërsa bota po përballet me rritje të stresit ujor, ku vende si Jemeni shfrytëzojnë mbi 169% të burimeve të tyre duke rrezikuar tharjen totale, Shqipëria operon me marzhe të larta sigurie. Uji i bollshëm i pashfrytëzuar ofron një mundësi strategjike për rritjen e prodhimit bujqësor dhe zhvillimin e industrisë, pa cenuar ekuilibrat mjedisorë./Monitor

Rruga Press

YouTube player