KryesoreLajme

Manxhuka: Asetet publike nuk janë private, lajmi për veturën e Albin Kurti i rremë

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka, ka reaguar ndaj raportimeve për një veturë të re të kryeministrit Albin Kurti në vlerë prej 500 mijë eurosh, duke i cilësuar ato si të pavërteta.

Sipas tij, përveçse bëhet fjalë për lajm të rremë, edhe çmimi i përmendur nuk qëndron dhe është shumë larg realitetit. Manxhuka theksoi se perceptimi se asetet publike mund të përdoren si private i përket një kohe të kaluar.

Lexo më shumë  Haga dënoi ish-krerët e UÇK-së, Tritan Shehu thirrje Kuvendit: Të fusim sot në rend dite Rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë, çështje urgjente!

Ai sqaroi se çdo zyrtar publik ka në dispozicion asetet zyrtare vetëm për kryerjen e detyrave, ndërsa çdo pasuri e blerë nga buxheti i shtetit i përket shtetit.

Në këtë kontekst, ai bëri të ditur se automjetet e përmendura janë asete shtetërore në funksion të Policia e Kosovës, duke shtuar se nëse ka pretendime të tjera, ato duhet të faktohen nga ata që i publikojnë.

Lexo më shumë  Zgjerohet skandali i izraelitit Ron Yeffet - Del përgjimi: Shkoni në Vlorë dhe bëni çfarë të doni”

Rruga Press

YouTube player