KryesoreLajme

Pasi Vjosa Osmani privatizoi profilet ekzistuese, Presidenca krijon profile të reja në rrjetet sociale

Presidenca e Republikës së Kosovës njoftoi më 07.04.2026 se ka krijuar profile të reja zyrtare në rrjetet sociale, siç thuhet, me qëllim të sigurimit të vazhdimësisë së komunikimit me qytetarët.

Sipas njoftimit, pas përfundimit të mandatit të presidentes Vjosa Osmani, profilet ekzistuese janë marrë në administrim nga zyra e saj dhe nuk përfaqësojnë më komunikimin zyrtar të Presidencës.

Lexo më shumë  Konfindustria tre kërkesa ndaj qeverisë Rama: Nuk keni marrë asnjë masë lehtësuese

“Institucionet publike nuk janë të lidhura me mandate individuale, ato duhet të kenë komunikim të qëndrueshëm, të qartë dhe me vijimësi, në shërbim të qytetarëve”- thuhet në njoftim.

Me këtë rast, profilet e reja zyrtare do të administrohen drejtpërdrejt nga institucioni i Presidencës dhe do të shërbejnë si burimi i vetëm i informacionit zyrtar nga ky institucion.

“Profilet në rrjetet sociale janë pronë e Presidencës dhe do të mbeten në përdorim të institucionit më të lartë të shtetit, pavarësisht se kush ushtron funksionin e Presidentit/es”- theksohet më tej në komunikatë.

Lexo më shumë  Zulfaj tregon prioritetet e Qeverisë së Kosovës për rrugën drejt BE-së
YouTube player