Bota

Trumpi paralajmëron Iranin: Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar për një moment kritik në historinë botërore, duke iu referuar afatit që i ka dhënë Iranit për të rihapur Ngushticën e Hormuzit. Trump i dha Teheranit afat deri në mesnatë ndërsa u shpreh se “një qytetërim i tërë do të vdesë sonte, për të mos u rikthyer më kurrë”.

Ai dha një element shprese kur tha se “ndoshta diçka e mrekullueshme në mënyrë revolucionare mund të ndodhë”.

Lexo më shumë  Prestigjiozja spanjolle jehonë injorimit që iu bë Ramës nga Trump, El Mundo: Reflektim i dinamikave të ndryshme personale mes liderëve

“Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte, për të mos u rikthyer më kurrë. Nuk dua që kjo të ndodhë, por me gjasë do të ndodhë. Megjithatë, tani që kemi një ndryshim të plotë dhe total të regjimit, ku mbizotërojnë mendje më të zgjuara dhe më pak të radikalizuara, ndoshta mund të ndodhë diçka revolucionare dhe e mrekullueshme. Kush e di? Do ta zbulojmë sonte, në një nga momentet më të rëndësishme në historinë e gjatë dhe komplekse të botës. 47 vite zhdukje, korrupsion dhe vdekje më në fund do të marrin fund. Zoti i bekoftë njerëzit e mrekullueshëm të Iranit!”, shkruan Trump në një postim në rrjetet sociale.

Lexo më shumë  BE përkujton Srebrenicën: Nuk ka vend për mohimin e gjenocidit dhe glorifikimin e kriminelëve

Deklaratat e fundit vijnë në një moment tensioni të lartë në rajon, ndërsa kriza për Ngushticën e Hormuzit vazhdon të mbajë në ankth tregjet globale dhe politikën ndërkombëtare.

Rruga Press

YouTube player