KryesoreLajme

Tkurret turizmi në Shqipëri, u mbajt nga Kosova dhe Italia në janar-shkurt

Dy muajt e parë të vitit shënuan një nisje jo shumë të mbarë për turizmin ku për janarin pari një tkurrje me 1.5% të të huajve dhe për shkurtin një rritje të papërfillshme. Tur-operatorët nënvizuan se shkak për këtë kryesisht ka qenë moti i paqëndrueshëm por jo të gjithë grupet janë ndikuar nga kjo.

Të dhënat e vizitorëve sipas shteteve tregojnë se shqiptarët e Kosovës, që mbajnë edhe 41.4% të totalit, shënuan rritje në 2 muajt e parë të vitit me rreth 2.5% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërkohë italianët vijojnë të jenë grupi me rritjen më të lartë në raport edhe më peshën që kanë në totalin e turizmit në vend. Konkretisht kjo rritje ishte 11.7% për 2-mujorin 2026. Italianët mbajnë në total 13.2% të totalit duke qenë grupi i dytë më i madh.

Lexo më shumë  'Bashkia e Tiranës i mban paratë', Gazetarja: Qeverisje që dështon në investime dhe transparencë

Edhe hyrjet nga Greqia ku ashtu si Italia jetojnë një pjesë e mirë e emigrantëve kanë pasur rritje me 2.5 për qind. Në total ishin mbi 93 mijë hyrje.

Gjermanët dhe francezët, që u rritën ndjeshëm vitin e kaluar, po na “braktisin”

Ndryshe nga këto grupe duket se pjesa më e madhe e grupeve të tjera kanë pësuar rënie në këtë 2-mujor krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.  Kështu për janar-shkurt në vend kanë hyrë 16.5 mijë shtetas gjermanë me një rënie 5.5% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në rënie ishin edhe francezët 13.9%. Si gjermanët, ashtu dhe francezët ishin “risia” e vitit 2025,pasi shënuan rritje dyshifrore të të huajve, por kjo tendencë, të paktën për dy muajt e parë të vitit është përmbysur.

Edhe polakët hynë dhe 4.8% më pak sesa i njëjti 2-mujor i një viti më parë.  Të tjera vende më tkurrje ishin edhe Kroacia, Zvicra, Holanda, Suedia, Çekia, Austria, Hungaria apo Sllovakia.

Lexo më shumë  Protesta e blegtorëve në Shqipëri/ Fermeri: Qeveria po na çon drejt falimentit me qëllim

Pavarësisht këtyre treguesve të dy muajve të parë të vitit, turoperatorët nënvizojnë se ato nuk shënjojnë ecurinë e plotë që do të ketë viti.

Ata presin që me gjallërimin e tureve kulturore që vjen si efekt i ngrohjes së motit numri i vizitorëve t’i kthehet trendit rritës. Pritshmëria është që ky vit të ketë të njëjtën rritje që kishte viti 2025 kur u regjistruan 12.4 milionë hyrje.

Turizmi i organizuar, që është një segment i rëndësishëm, pret që fluturimet e para për sezonin veror t’i ketë në fund të majit për zonën e Golemit dhe qershorit për Vlorën por për këtë të fundit dilemë mbetet hapja e aeroportit për të cilin ende nuk ka një datë./Monitor

Rruga Press

YouTube player