KryesoreLajme

Studentët shqiptarë protestojnë sot në Shkup: Provimet të jepen në gjuhën shqipe

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut protestojnë sot në Shkup për të drejtën e provimit në gjuhën shqipe.

Kryetari i Parlamentit Studentor të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Besar Sejdiu, ka bërë thirrje për mbështetje të gjerë qytetare ndaj një proteste paqësore që do të mbahet të hënën në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut.

Sipas njoftimit, protesta do të nisë në orën 12:30 nga Ura e Gurit. Studentët kërkojnë realizimin e së drejtës për të dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, një e drejtë që, siç theksohet, është e garantuar me Kushtetutë dhe me ligj, por që ende nuk po zbatohet në praktikë.

Lexo më shumë  Kufizohet rritja e çmimeve për naftën dhe benzinën. Kusari-Lila: Çdo shkelje do të ndëshkohet

Sejdiu ka deklaruar se mungesa e zbatimit të kësaj të drejte prej vitesh po krijon pengesa serioze për studentët shqiptarë, duke ndikuar drejtpërdrejt në avancimin e tyre akademik dhe profesional.

Ai e ka cilësuar këtë çështje si më shumë sesa një problem individual apo politik, duke theksuar se bëhet fjalë për një kauzë të rëndësishme që lidhet me barazinë dhe respektimin e të drejtave themelore.

Lexo më shumë  Haxhiu zotohet të veprojë në përputhje me Kushtetutën si u.d. e presidentes

Në këtë kontekst, ai u ka bërë thirrje qytetarëve, institucioneve dhe gjithë akterëve shoqërorë që të mbështesin protestën dhe të marrin pjesë në të.

Organizatorët kanë bërë të ditur se protesta do të zhvillohet në mënyrë paqësore dhe dinjitoze, me qëllim sensibilizimin e opinionit publik dhe adresimin e kërkesave të studentëve tek institucionet përkatëse. /Kosovapress

Rruga Press

YouTube player