KryesoreLajme

Haxhiu zotohet të veprojë në përputhje me Kushtetutën si u.d. e presidentes

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, është zotuar se gjatë ushtrimit të detyrës si presidente do të veprojë në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, duke theksuar se e kupton përgjegjësinë dhe obligimet kushtetuese që ka marrë.

Haxhiu falënderoi presidenten e deritashme Vjosa Osmani për angazhimin në shërbim të Kosovës dhe u shpreh se është shumë e rëndësishme që në krye të institucioneve të ketë njerëz me integritet të lartë dhe moral profesional, të cilët në çdo vendim e kanë parasysh shtetin dhe qytetarët.

“Faleminderit për angazhimin në shërbim të Kosovës. Për Kosovën është shumë e rëndësishme që në krye të institucioneve të ketë njerëz me integritet të lartë, moral profesional dhe në secilin vendimin që e marrin e kanë parasysh shtetin dhe qytetarët e Kosovës”, ka thënë Haxhiu teksa pranoi detyrën nga Osmani të shtunën në Presidencë.

Lexo më shumë  Qeveria jep pa iu dridhur qerpiku 4.2 milionë euro për një koncert të dështuar, dhe ne s’paskemi të drejtë të ankohemi?

Haxhiu theksoi se Kushtetuta nuk i lejon të qëndrojë më shumë se gjashtë muaj në detyrën e ushtrueses së detyrës së presidentes dhe shprehu shpresën që Kuvendi ta zgjedhë sa më shpejt presidentin e ri, duke theksuar se zgjedhjet nuk janë të mira as për qytetarët dhe as për shtetin.

Haxhiu u bëri thirrje deputetëve që të gjejnë sa më parë një zgjidhje për çështjen e presidentit, duke lënë anash dallimet dhe inatet politike.

Lexo më shumë  Prestigjiozja spanjolle jehonë injorimit që iu bë Ramës nga Trump, El Mundo: Reflektim i dinamikave të ndryshme personale mes liderëve

“Zgjedhjet nuk janë të mira as për qytetarët, as për shtetin. I bëj thirrje deputetëve që sa më parë të ketë një zgjidhje për çështjen e presidentit. T’i lënë anash dallimet politike, inatet politike, t’i vazhdojnë pasi ta zgjedhin presidentin”, shtoi Haxhiu.

Rruga Press

YouTube player