Wadephul: BE-ja duhet të braktisë parimin e unanimitetit
Bashkimi Evropian duhet të braktisë parimin e unanimitetit që rregullon pjesën më të madhe të vendimmarrjes së tij, tha sot ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul për median “Funke Media Group”.
Wadephul, theksoi mosmarrëveshjen me Hungarinë për një kredi të madhe për Ukrainën të mbështetur nga anëtarë të tjerë të BE-së.
“Ne duhet ta shfuqizojmë parimin e unanimitetit në BE në politikën e jashtme dhe të sigurisë përpara përfundimit të periudhës aktuale legjislative, në mënyrë që të jemi më të aftë të veprojmë ndërkombëtarisht dhe të jemi vërtet të pjekur”, tha ai.
Zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Evropian duhet të mbahen në vitin 2029.
Wadephul tha se mbështeti shumicën e kualifikuar në votimin e 27 shteteve anëtare të BE-së.
“E gjithë përvoja që kemi fituar gjatë javëve të fundit, duke përfshirë ndihmën për Ukrainën dhe sanksionet ndaj Rusisë e tregojnë këtë”, tha ai.
Hungaria aktualisht po bllokon një kredi për Ukrainën. Kryeministri Viktor Orban ka akuzuar Ukrainën për pengimin e furnizimeve të naftës ruse në Hungari dhe Sllovaki – përmes tubacionit “Druzhba”, i cili u dëmtua nga operacioni ushtarak rus në Brody në Ukrainën perëndimore në janar.
Duke parë zgjedhjet parlamentare në Hungari më 12 prill, Wadephul tha se u takon hungarezëve të zgjedhin qeverinë e tyre dhe se Gjermania do të bashkëpunojë me çdo qeveri hungareze.
Rruga Press

