Sado zgjedhje të bëhen, opozita, çdo opozitë, mund ta bllokojë shtetin, pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve
Nga Hysamedin Feraj
– Gjykata Kushtetuese e Kosovës e paska shty për më vonë krizën që supozohej ta zgjidhë tani. Ndoshta as nuk mund ta zgjidhë ndonjëherë, sepse vetë kushtetuta është me difekte. Dhe sado zgjedhje të bëhen, opozita, çdo opozitë, mund ta bllokojë shtetin, pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve.
– Nuk ka shoqëri demokratike vetëm me ligj, pa kulturë demokratike. “Në një shoqëri ëngjujsh nuk ka nevojë për ligje, në një shoqëri djajsh nuk funksionon asnjë ligj”.
– Aty ku sundon ligji i pazarit mes liderëve, nuk funksion ligji i zgjedhjeve. Aty ku vlerë sipërore politike konsiderohet “shkathtësia negociuese”, domethënë “tregtuese” e liderëve, s’ka nevojë të bëhen zgjedhje: thjesht takohen diku liderët e partive dhe arrijnë kompromise, domethënë pajtohen për ndarjen e posteve.
– Gjykata ua ka kujtuar liderëve se dita e pazarit ka fund dhe çështjen ia ka lënë “aksham pazarit”.
Nëse as në “aksham” nuk pajtohen në pazar, shkohet në zgjedhje. Dhe kështu fillon “sabahi” tjetër i pazarit deri në “aksham”, dhe mbas saj tjetra, dhe tjetra, në ciklin e pafund kozmik ndërmjet “sabahit” dhe “akshamit”.
– “Vdekje zgjedhjeve, rroftë pazari!”. Kjo është kultura politike që po synohet të rrënjoset, me shumë presion psikologjik, te qytetarët, t’i bindin se vlerë demokratike dhe virtyt sipëror është “shkathtësia e liderit për pazar”. Kështu, hap mbas hapi, tregu i lirë i posteve politike mbyt demokracinë. Demokracia, si parim politik i të mirës dhe interesit të përgjithshëm zëvendësohet nga tregu, si parim i realizimin të interesit të përveçëm, privat.
– E gjitha, vetëm sepse opozita nuk respekton opozitën, e konsideron të padenjë (në fakt të paleverdi private) me qenë opozitë demokratike.
Rruga Press

