Bota

Rusia i ka dhënë informacione sekrete Iranit para se të nisë lufta

Rusia i ka dhënë Iranit informacione të inteligjencës para luftës thotë ministri britanik i Mbrojtjes, John Healey.

Duke folur për BBC Breakfast, Healey deklaroi se ekziston një “bosht agresioni” mes Rusisë dhe Iranit.

Ai njoftoi se të dhënat më të fundit të inteligjencës së mbrojtjes tregojnë se, përpara konfliktit në Lindjen e Mesme, Rusia kishte ndarë informacione inteligjence dhe kishte ofruar trajnim për Iranin.

Lexo më shumë  Estonia thotë se një dron rus goditi një termocentral të saj

Healey shtoi se “dora e fshehtë e Putinit” është e pranishme në Iran, shkruan BBC.

Sot shënohen 27ditë nga dita kur SHBA dhe Izraeli sulmuan Iranin (Më 28 shkurt). Eshtë vrarë Khamenei dhe dhjetëra zyrtarë të lartë të qeverisë. Irani u kundërpërgjigj duke goditur Izraelin, bazat amerikane në Gjirin Persik dhe vendet që i strehojnë ato, duke bllokuar transportin e naftës dhe duke mobilizuar Hezbollahun në Liban. Mojtaba, djali i Khameneit, është tani Udhëheqësi i ri Suprem ndërsa Trump ka deklaruar se “Do ta vrasim” dhe atë.

Lexo më shumë  Kos do t’u përgjigjet eurodeputetëve lidhur me akuzat për bashkëpunim me policinë sekrete të ish-Jugosllavisë

Rruga Press

YouTube player