Bota

Jep dorëheqjen kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, ka dhënë dorëheqjen nga posti, gjatë takimit të saj me Mbretin Frederik, ka bërë të ditur të mërkurën Pallati Mbretëror danez.

Vendimi bjen pas rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme të së martës, në të cilat ajo ka kryesuar me vota, por nuk ka arritur shumicën e nevojshme për formimin e qeverisë.

Vendimi i saj për dorëheqje vë në lëvizje procesin e formimit të qeverisë së re, veçanërisht pasi qeveria trepartiake në largim nuk ka shumicën e nevojshme për të vazhduar në detyrë. Ajo ka arritur të fitojë 70 vende, shumë më pak se 90 të kërkuara për një shumicë.

Lexo më shumë  Rusia sulmon Ukrainën me mbi 400 dronë, dëmtohet vendi i mbrojtur nga UNESCO

Por Frederiksen pritet të mbetet në post si kryeministre në detyre derisa të formohet një administratë e re, teksa ende mbetet një nga favoritet për të rikthyer postin që mbante.

Një takim i partive politike, në të cilin ato do të shqyrtojnë një rrugë të mundshme përpara, për të punuar në formimin e shumicës së re, është thirrur për në orën 13:00 sipas kohës lokale. 

Lexo më shumë  BE i bën thirrje Hungarisë të sqarojë raportet “shqetësuese” për rrjedhjet e informacionit tek Rusia

Rruga Press

YouTube player