Krejt rastësisht, shkencëtarët zbulojnë ishullin në skajin më verior të botës
Një grup shkencëtarësh thonë se kanë zbuluar ishulli që ndodhet në skajin më verior në botë, në brigjet e Groenlandës.
Në korrik, shkencëtarët fluturuan për të mbledhur mostra nga ishulli Oodaaq, i njohur që nga viti 1978.
Por kur kontrolluan vendodhjen e tyr, bashkë e me zyrtarin danez, përgjegjës për regjistrimin e ishujve të Arktikut, ata panë kuptuan se ndodeheshin 800m më në veri.
Ishulli i përmasave 60 me 30 metra është pika më e afërt e tokës me Polin e Veriut, sipas tyre.
Grenlanda është një territor i madh autonom Arktik që i përket Danimarkës.
“Ishulli u zbulua gjatë një ekspedite kërkimore daneze-zvicerane, të cilën unë po e koordinoja“, i tha BBC-së udhëheqësi shkencor Morten Rasch i Stacionit Arktik në Groenlandë.
Rasch tha se ekipi i tij “donte të merrte disa mostra nga ishulli për të kërkuar specie të reja që përshtaten në këtë mjedis ekstrem“.
“Ne ishim gjashtë persona në një helikopter të vogël dhe kur arritëm në pozicionin e ishullit Oodaaq, nuk mund ta gjenim”, tha ai, duke shtuar se hartat nuk ishin shumë të sakta në atë pjesë të botës.
“Pas disa minutash, zbritëm në një copë tokë të rrethuar me akulli nga të gjitha anët. Pas ekspeditës dhe diskutimeve të shumta me specialistë, tani kemi kuptuar se zbuluam ishullin më verior të botës”.
Shkencëtarët tani duan që ishulli të quhet Qeqertaq Avannarleq, që do të thotë “ishulli më verior” në ‘grenlandisht’.
Rruga Press