KryesoreLajme

Demokratët Evropianë: Aleksandar Vuçiq merr fonde nga BE, por forcon lidhjet me Rusinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, vazhdon të luajë me dy karta. Në njërën anë, përfiton fonde milionëshe nga Bashkimi Evropian, e në anën tjetër vazhdon t’i forcojë lidhjet me Rusinë.

Demokratët Evropianë kanë reaguar pas raportimeve se Vuçiq ka pritur në Beograd ministrin e Zhvillimit Ekonomik të Rusisë dhe ka nënshkruar një marrëveshje pesëvjeçare bashkëpunimi që forcon lidhjet me Moskën.

Sipas reagimit të tyre, ky veprim nuk mund të interpretohet si një manovër pragmatike në një kontekst të ndërlikuar gjeopolitik, por përbën një zgjedhje të qartë politike që shkon në kundërshtim me orientimin evropian që Serbia pretendon të ndjekë.

Lexo më shumë  Karlo Bolino shkarkoi nga puna Ilir Babaramon pas kritikave ndaj qeverisë së Edi Ramës

“Ky nuk është pragmatizëm – është një zgjedhje politike”, theksohet në reagimin e Demokratëve Evropianë, të cilët vlerësojnë se afrimi i vazhdueshëm me Rusinë minon jo vetëm besueshmërinë e Serbisë si vend kandidat për në Bashkimin Evropian, por edhe vetë unitetin e BE-së në një kohë kur blloku përballet me sfida të mëdha në raport me Moskën.

Ata nënvizojnë se ndërkohë që Serbia përfiton fonde dhe mbështetje nga Bashkimi Evropian, veprimet e lidershipit në Beograd dërgojnë sinjale të kundërta, duke sfiduar hapur vlerat mbi të cilat është ndërtuar projekti evropian.

Lexo më shumë  BE i bën thirrje Hungarisë të sqarojë raportet “shqetësuese” për rrjedhjet e informacionit tek Rusia
YouTube player