Bota

Ushtria izraelite deklaron se ka vrarë Esmail Ahmadi-n, zyrtarin më të lartë të inteligjencës në forcën paramilitare Basij të Iranit

Ushtria izraelite ka deklaruar se ka vrarë Esmail Ahmadi-n, zyrtarin më të lartë të inteligjencës në forcën paramilitare Basij të Iranit, në një sulm të kryer të hënën, ku u vra edhe kreu i kësaj organizate.

Disa ditë pas sulmit ndaj Teheranit, ushtria izraelite konfirmoi se Ahmadi, i cili shërbente si drejtues i divizionit të inteligjencës së Basij-it, ishte mes viktimave.

Lexo më shumë  Estonia thotë se një avion rus shkeli hapësirën e saj ajrore

Një ditë më parë, Izraeli kishte deklaruar se në të njëjtin sulm ishte vrarë edhe Gholamreza Soleimani, kreu i organizatës.

Autoritetet në Iran kanë konfirmuar më herët vdekjen e Soleimanit, por ende nuk kanë komentuar për vrasjen e pretenduar të Ahmadi-t.

“Ahmadi luajti një rol qendror në planifikimin dhe zbatimin e sulmeve të kryera nga Forcat Basij”, thuhet në një deklaratë të Forcat e Mbrojtjes së Izraelit.

Lexo më shumë  Irani mund të vendosë tarifa për kalimet në Ngushticën e Hormuzit

Sipas IDF-së, ai kishte gjithashtu një rol kyç në shtypjen e protestave masive në Iran në fillim të këtij viti.

“Ne do të vazhdojmë të veprojmë kundër komandantëve të regjimit iranian”, theksohet në deklaratë.

Rruga Press

YouTube player