Bota

Irani mund të vendosë tarifa për kalimet në Ngushticën e Hormuzit

Irani po shqyrton miratimin e një ligji për vendosjen e tarifave të tranzitit në Ngushticën e Hormuzit.

Ky vlerësim vjen pas tensioneve të fundit dhe përpjekjeve për kontrollin e kësaj rruge strategjike.

Sipas propozimit, vendet që transportojnë energji apo produkte ushqimore përmes ngushticës do të duhet të paguajnë tarifa.

Një masë e tillë mund të ketë ndikim të gjerë në ekonominë globale, sidomos nëse ngushtica mbetet e mbyllur ose e kufizuar për qarkullim.

Lexo më shumë  Intelegjenca evropiane: Frikë nga atentatet dhe grusht shteti në Rusi, çfarë po ndodh me Putinin?

Situata krahasohet me atë në hyrje të Detit të Kuq, ku rebelët Houthi dyshohet se kërkojnë tarifa të ngjashme tranziti.

Anijet që nuk i paguajnë përballen me rrezik sulmesh.

Si pasojë, trafiku detar në atë zonë raportohet të ketë rënë ndjeshëm krahasuar me vitin 2023.

Rruga Press

YouTube player