Lajme

Nuk ka më terminale doganore private në Kosovë, të gjitha shtetërore

Që nga dje, të gjithë terminalet në kufi të Kosovës dhe ato brenda vendit janë shtetërore, ose operohen nga shteti.

Kështu ka bërë të ditur sot ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili tha se pritet që disa prej terminaleve të zgjerohen.

“Nga dje s’ka terminal privat, të gjitha terminalet ose janë shtetërore, ose operohen nga shteti. Në kuadër të kësaj, kemi paraparë zgjerimin e terminaleve shtetërore, njëri nga ta është Terminali i Vërmicës”, tha Murati në mbledhjen e Qeverisë, ku u miratua vendimi për shpronësim të disa pronave që prekin zgjerimin e këtij terminali.

Lexo më shumë  Brukseli ka humbur durimin - BE po shqyrton sanksione ndaj Vuçiqit

Kosova i ka 12 terminale doganore dhe shumica e tyre me vite të tëra kanë qenë të privatizuar. Të hyrat mujore kanë qenë mesatarisht 1.3 milion euro nga vetëm 1 terminal.

Rruga Press

YouTube player