KryesoreLajme

BE heq masat ndaj Kosovës, Konjufca: Hap i rëndësishëm drejt integrimit

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, thotë se ka mirëpritur vendimin për heqjen e të gjitha masave financiare të vendosura ndaj Kosovë nga Komisioni Evropian.

Përmes një postimi në X, Konjufca e ka cilësuar këtë zhvillim si një hap të rëndësishëm për vendin dhe për rrugën e tij integruese.

“Mirëpresim konfirmimin e sotëm nga Komisioni Evropian në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian. Të gjitha masat e BE-së ndaj Kosovës janë hequr dhe e gjithë ndihma financiare e pezulluar më parë është liruar. Presim që kjo të hapë një fazë të re të angazhimit konstruktiv dhe progresit konkret në rrugën tonë drejt BE-së”, ka shkruar ai në rrjetin social X.

Lexo më shumë  Dhunë, para dhe propagandë – tre shtyllat e qeverisë së Vuçiqit

Heqja e masave u konfirmua sot, gjatë debatit për Raportin për Kosovën në Parlamentin Evropian.

 “Mund të konfirmoj se Komisioni Evropian ka liruar të gjithë ndihmën financiare që më parë ishte nën masa dhe gjithashtu po planifikojmë të riangazhohemi plotësisht me homologët tanë në Kosovë në mënyrë që ta rikthejmë Kosovën në rrugën e duhur në agjendën e saj të BE-së”, tha Jiri Plecity, përfaqësues i Komisionit Evropian.

Lexo më shumë  Kapet biseda e Taulant Ballës në telefon: “Do zoti ka të tjera… e meriton pas asaj dite”
YouTube player