Aksident në Tiranë/ Gruaja me motor përplaset për vdekje nga autoboti. Qytetarët: ambulanca nuk u përgjigj në kohë
Një aksident rrugor u regjistrua paraditen e sotme në afërsi të Gjykatës së Tiranës, ku një grua që po lëvizte me motor elektrik u përplas nga një autobot uji i UKT.
Fatkeqësisht, gruaja humbi jetën në vend. Identiteti i saj nuk është bërë ende i ditur.
Në vendngjarje kanë shkuar një patrullë policie, ndërsa ka vonuar mbërritja e ambulancës e cila duhet të transportojë viktimën në morg.
Qytetarët në vendngjarje shprehen se ambulance nuk i është përgjigjur në kohë thirrjes së tyre lidhur me aksidentin, duke vonuar kështu mbërritjen në kohë në vendin ku gruaja u përplas. Kjo e fundit, fatkeqsisht qëndroi e shtrirë pa shenja jete në rrugë.
Rruga Press

