Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia nënshkruan kontratën prej 24 milionë euro për ndërtimin e Spitalit të Ferizajt
Ministri i Shëndetësisë së Ksoovës, Arben Vitia, ka nënshkruar kontratën për vazhdimin e punimeve në Spitalin e Ferizajt, duke i hapur rrugë finalizimit të një prej projekteve më të rëndësishme shëndetësore në vend.
Pas një periudhe të gjatë të shoqëruar me sfida dhe vështirësi, si të trashëguara ashtu edhe të reja, projekti pritet të përfundojë brenda 30 muajsh.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, investimi kap vlerën prej 24 milionë euro dhe synon ndërtimin e një infrastrukture moderne spitalore, në përputhje me standardet më të larta bashkëkohore.
Ky projekt konsiderohet i një rëndësie të veçantë për rajonin e Ferizajt dhe pritet të përmirësojë ndjeshëm shërbimet shëndetësore për qytetarët.
Rruga Press

