BE-ja e befasuar me reagimin e PDK-së për Ligjin për të huajt
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka thënë se janë të befasuar me reagimet në Kosovë në lidhje me Ligjin për të huajt. Ata janë shprehur të kënaqur me qasjen, siç e quajtën – konstruktive të kryeministrit Albin Kurti në takimin e së shtunës.
Të pyetur nga mediat në lidhje me reagimet e partive opozitare, Zyra e BE-së ka thënë se janë të befasuar dhe se PDK-ja ka qenë gjithmonë e përkushtuar ndaj rrugës së Kosovës drejt BE-së por edhe ndaj dialogut.
“E shtuna ishte një ditë e mirë. Jemi shumë të kënaqur me qasjen konstruktive të treguar nga Qeveria e Kosovës dhe nga Kryeministri Kurti, i cili tregoi qartë përkushtimin e tij për integrimin në BE. Siç e dini, normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbetet një nga faktorët kryesorë për të dyja palët në rrugët e tyre përkatëse drejt integrimit në BE. Jemi disi të befasuar nga reagimet të cilave ju po i referoheni. PDK gjithmonë ka qenë e përkushtuar ndaj rrugës së Kosovës drejt BE-së dhe ndaj Dialogut, duke marrë pjesë në mënyrë konstruktive në negociata, si dhe në nënshkrimin dhe ratifikimin e marrëveshjeve”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Rruga Press

