KryesoreLajme

‘Arrestimi i Ballukut’/ Ambasada Britanike: Imuniteti nuk duhet të jetë pengesë për llogaridhënie të barabartë para ligjit

Ambasada Britanike në Tiranë ka postuar një reagim në rrjetet sociale, ku shkruhet se imuniteti nuk duhet të jetë pengesë për llogaridhënie të barabartë para ligjit.

Reagimi vjen ndërkohë që në Kuvend pritet sot të votohet në lidhje me imunitetin e Belinda Ballukut, pas kërkesës së SPAK për arrestimin e saj.

Lexo më shumë  Miq me benefite/ Buxheti i shtetit paguan 3.1 milionë euro çdo muaj për kompaninë e mikut të kryeministrit

“Ambasada Britanike thekson rëndësinë e ruajtjes së sundimit të ligjit dhe pavarësisë gjyqësore, dhe njeh progresin e Shqipërisë në reformën gjyqësore që nga viti 2016, përfshirë krijimin e SPAK-ut.

Ekzekutivi, Gjyqësori dhe Legjislativi mbeten partnerë të barabartë në mbështetjen e këtij progresi si pjesë e qëllimit të Shqipërisë për arritjen e anëtarësimit në BE.
Ndërsa imuniteti parlamentar duhet të mbrojë proceset demokratike, ai nuk duhet të jetë pengesë për llogaridhënie të barabartë para ligjit”, thuhet në postim.

Lexo më shumë  Reforma territoriale/ Banorët e Pirgut dhe Vreshtasit kundër bashkimit me Korçën

Rruga Press

YouTube player