Bota

E konfirmon Irani: Lideri i ri suprem është plagosur

Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, është plagosur në sulmin e 28 shkurtit që vrau gjashtë anëtarë të familjes së tij, përfshirë babain e tij, ka konfirmuar ambasadori i Teheranit në Qipro.

Në një intervistë të zhvilluar në kompleksin e ambasadës në Nikosia, Alireza Salarian ka shpjeguar rrethanat në të cilat Khamenei, 56 vjeç, është plagosur, duke thënë se ai pati fat që mbijetoi nga sulmi që rrafshoi rezidencën e ajatollahut të ndjerë.

“Ai ishte gjithashtu aty dhe u plagos në atë bombardim, por nuk e kam parë këtë të pasqyruar në lajmet e huaja”, ka thënë ai për gazetën The Guardian.

Lexo më shumë  Von der Leyen: Kthimi te energjia ruse do të ishte një gabim strategjik

“Kam dëgjuar se ai u plagos në këmbë, në dorë dhe në krah… mendoj se është në spital, sepse është i plagosur.”

Duke shpjeguar pse kleriku nuk është shfaqur në publik dhe nuk ka bërë asnjë deklaratë që kur pasoi babain e tij në detyrë të dielën, ai ka shtuar se “nuk mendoj se ai është në gjendje të duhur për të mbajtur një fjalim”. 

Lexo më shumë  Fluturimet misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit ngrenë dyshime për transport armësh

Sulmi ka ndodhur në ditën e parë të sulmeve ajrore të udhëhequra nga ShBA-ja kundër Iranit, kur kompleksi i madh presidencial në zemër të Teheranit u bë objektiv. Ishte dita e dhjetë e muajit të shenjtë të Ramazanit, ka thënë ambasadori, dhe Ajatollah Ali Khamenei ndodhej në rezidencën e tij me disa anëtarë të familjes, përfshirë bashkëshorten e Mojtabës, Zahra, e cila gjithashtu u vra në sulm.

Raportet e mediave iraniane sugjerojnë se gruaja e Ali Khameneit, Mansour, vdiq tre ditë pas sulmit ajror.

Rruga press

YouTube player