KryesoreLajme

ATK: Rritje për 22.6 milionë euro e të hyrave tatimore në fillim të vitit

Administrata Tatimore e Kosovës thotë se dy muajt e parë të këtij viti kanë nisur me një trend të qartë rritjeje të të hyrave tatimore, duke reflektuar, siç thonë, rritje të nivelit të përmbushjes së obligimeve tatimore dhe përmirësimit të vazhdueshëm të proceseve të administrimit fiskal.

Gjatë kësaj periudhe, ATK-ja ka treguar se janë mbledhur 206.9 milionë euro të hyra nga tatimet, që, sipas tyre, paraqet një rritje prej 22.6 milionë euro apo 12.2% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Lexo më shumë  Daut Haradinaj shprehet për një koalicion të opozitës me Vjosa Osmanin brenda, kundër Albin Kurtit

“Kjo rritje pasqyron jo vetëm performancën e të hyrave, por edhe progresin në forcimin e administrimit tatimor dhe në zgjerimin e bazës së tatimpaguesve që përmbushin obligimet e tyre në mënyrë të rregullt”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Thonë se si autoritet tatimor mbeten të fokusuar që këtë trend pozitiv ta konsolidojnë më tej përmes avancimit të proceseve të punës, përdorimit më të madh të teknologjisë në administrimin tatimor, analizës më të thelluar të riskut dhe intensifikimit të aktiviteteve kundër ekonomisë joformale.

Lexo më shumë  Pas shumë vitesh ndarje, Isa Mustafa mbështet Vjosa Osmanin: Ajo veproi drejt me shpërndarjen e Kuvendit

“Administrata Tatimore e Kosovës rikujton të gjithë tatimpaguesit se afati për dorëzimin e Deklarimit Vjetor të të Ardhurave është deri më 31 mars. Të gjithë tatimpaguesit inkurajohen që të përmbushin këtë obligim ligjor brenda afatit të përcaktuar, duke shfrytëzuar shërbimet elektronike për një proces më të lehtë dhe më efikas të deklarimit”, thotë ATK-ja.

YouTube player