Opinion/Aktualitet

Ja pra miq, skema për ta rrëzuar Albin Kurtin. Gjithçka duket se është përgatitur me kohë

Nga Jona Çitaku

Ja pra miq, skema për ta rrëzuar Albin Kurtin. Gjithçka duket se është përgatitur me kohë.

Skenari i një puçi politik po del dalëngadalë në sipërfaqe.

Vjosa Osmani është bashkuar me Richard Grenell, me Edi Ramën, me opozitën, me analistë e oligarkë që për vite të tëra kanë mbajtur peng politikën. Kjo është një thikë pas shpine ndaj qytetarëve dhe ndaj atyre që besuan se Kosova më në fund do të ecë përpara.

Lexo më shumë  Dekreti jo vetëm që është në kundërshtim me Kushtetutën, por edhe mënyra se si po tentohet të argumentohet është në kundërshtim me Kushtetutën

Ky nuk është interes i shtetit. Ky është një plan për ta rrëzuar një qeveri dhe për ta kthyer Kosovën përsëri nën kthetrat e atyre që e kanë shkatërruar për 20 vite. Të njëjtët njerëz që dikur tentuan edhe ta ndajnë Kosovën.

Albin Kurti e tha edhe mbrëmë: shumë shpejt do të kuptohet e vërteta dhe do të dalin në dritë lojërat e pista që po bëhen në prapaskenë.

Lexo më shumë  "Uthulla e fortë gërryen enën e vet" - thotë populli ynë - Çfarë trishtimi ta mbyllësh mandatin në një mënyrë kaq të shëmtuar

Kosova nuk është pronë e askujt. Dhe qytetarët nuk do të lejojnë që politika e vjetër ta marrë përsëri peng të ardhmen e këtij vendi.

Rruga Press

YouTube player