KryesoreLajme

President nga populli, LVV: Shprehim mbështetjen e plotë për amendamentet e Presidentes Osmani

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka shprehur mbështetjen e plotë për amendamentet kushtetuese që ka përcjell të enjten presidentja Vjosa Osmani në Kuvend për zgjedhjen e presidentit drejtpërdrejt nga populli.

Nagavci ka bërë thirrje për deputetët në Kuvend që të votojnë këto amendamente në interes të demokracisë në vend. 

Lexo më shumë  Rezolutë në Kongresin amerikan për mbështetjen e Kosovës drejt NATO-s

“Votimi i këtyre amendamenteve do të kontribuonte në forcimin e stabilitetit institucional dhe në rritjen e legjitimitetit demokratik të institucionit të Presidentit. Ftoj të gjithë deputetët e partive politike që të mbështesin dhe të votojnë këto amendamente kushtetuese në interes të qytetarëve dhe të demokracisë në vend”, ka shkruar ajo në Facebook.

Osmani ka kërkuar ndryshime kushtetuese. Ajo ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet me të cilat ka propozuar që presidenti të zgjidhet direkt me votë nga populli.

Lexo më shumë  Të ardhurat për frymë rriten, por në Shqipëri mbetet rreziku më i lartë i varfërisë në Evropë

Këto amendamente kanë pritur që prej vitit 2011.

YouTube player