Anëtari i Komisionit për Legjislacion, Adnan Rrustemi: Sapo u ngarkuam si komision nga kryetarja Haxhiu për shqyrtimin e amandamenteve për president nga populli
Deputeti i LVV-së dhe Anëtari i Komisionit për Legjislacion nga radhët e kësaj partie, Adnan Rrustemi, ka njoftuar se Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, iu ka kërkuar që të shqyrtojnë amendamentet kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani.
Në bazë të këtyre amendamenteve presidenti zgjidhet nga populli.
“Sapo u ngarkuam si Komision për Legjislacion nga Kryetarja e Kuvendit, znj. Albulena Haxhiu për shqyrtimin e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga Presidentja Vjosa Osmani Sadriu, të cilat parashohin që Presidenti/Presidentja të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli”, ka thënë Adnan Rrustemi.
Rruga Press

