KryesoreLajme

Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në Leposaviq

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrolleve në rajonin e veriut ka gjetur armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në fshatin Jashanicë, në komunën e Leposaviq.

Sipas njoftimit zyrtar, më 5 mars 2026, policia ka pranuar informacion se në këtë objekt mund të ndodheshin armë.

Njësitë relevante kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe gjatë kontrollit kanë sekuestruar:

Lexo më shumë  Arrestohet një person për thyerjen e xhamit të Kuvendit të Kosovës, i dyshuari del se ka dosje për disa raste në Polici. Për posedim të paautorizuar të armës, dhunë në familje dhe vjedhje

një pushkë karabinë të tipit M48

një armë automatike AK-47

një pushkë gjuetie

një pistoletë CZ me dy karikatorë të zbrazët

128 fishekë të kalibrave të ndryshëm

Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e veprës penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Aktualisht nuk raportohet për persona të arrestuar, ndërsa rasti mbetet nën hetime.

Lexo më shumë  Nis seanca, Kuvendi shqyrton në parim ndryshimin e Ligjit për Specialen

Policia ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe ka bërë thirrje që çdo informacion që ndihmon në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike të raportohet në numrin 192.

YouTube player