Ku hyn djalli hyn dhe sherri – Mjaftoi një “vizitë pune” e Ramës që krejt Kosova “të kallej” e Vjosa të katandisej siç nuk e kish menduar kurrë
Nga Adriatik Riza Dosti
Mjaftoi nje ” vizite pune ” e Rames ne Kosove dhe nje pritje e perzemert e me tapet te kuq e Presidentes se Kosoves znj. Osmani ndaj kryeministrit te Shqiperise qe krejt Kosova te kallej kesisoj e qe vete Vjosa kandidate absolute per rizgjedhjen e saj ne postin qe mban …te katandisej sot sic nuk e kish menduar kurre.
E si te mos mjaftonte takimi e pritja qe i beri Djallit te Tiranes e antishqiptarit dhe mikut per koke te Vucicit e armikut te terbuar te Kosoves…zonja Presidente e plotesoi me se miri CV e saj teksa vazhdoi e priti radhazi kreret e shtetit te ster korruptuar te sotem shqiptar Begajn, Elisen e Peleshin …ata qe s’ kane reshtur duke ja ngulur thiken pas shpine Kosoves, ata qe vazhdimisht jane reshtuar ne krah te Serbise e te Vucicit dhe ata qe s’ pranuan ta votojne ne parlamentin e tyre Rezoluten e genocidit serb ne Kosove.
Deri para ketyre zhvillimeve Vjosa dhe opinioni per te ishin ne maje te aprovimit e mbeshtetjes masive per nje mandat te dyte presidencial.
Pasi ajo ka bere vertet nje pune te mire e vecmas reputacioni i saj nderkombetar qe aq shume i duhet sot Kosoves eshte ne kulmin e vet.
Maredheniet e Vjoses me Ameriken dhe vecmas presidentin e saj Trump jane gjithashtu nje burim shprese e sigurie per vendin e popullin e saj .
Por vete Vjosa duket se e beri si ajo historia me Lopen qe pasi e mbushi koven me qumesht vajti e i ra me shkelm dhe e derdhi.
C’ i duheshin Vjoses pazaret politike me Ramen por edhe takime te tilla me figura politike teper te kontestuara si ato te mesipermet aq me shume kur dihet prej gjithkujt se qe me ardhjen e Rames e bandes se tij antishqiptare ne pushtet Kosova vetem sherrin i ka pare Tiranes.
Nderkohe qe eshte i pa falshem qendrimi i Vjoses prej kohesh ne raport me PD – Opoziten shqiptare e Liderin e saj …
Ne emer te kujt Vjosa e lejoi Ramen te fliste ne emer te Kosoves e popullit te saj ne takimin e Bordit te Paqes ne Washington e ti qurravitej Trump duke i kerkuar ndihme per te burgosurit e Hages me ne krye mikun e perbashket te tij e te Vucicit…Hashimin .
C’ eshte gjithe kjo perplasje e sotme vetem pak para zgjedhjes se Presidentit te Kosoves mes Presidences dhe Kryeministrise e Kuvendit…mes Vjoses e Kurtit… mes LVV e Opozites e vecmas PDK e LDK …ne emer te kujt Kosova duhet ta mbaje ne kurriz te vet pa drejtesisht kete lloj sherri e shamate.
Ne emer te kujt do ishte mire rizgjedhja e Vjoses …per mua megjithe c’ ka ndodhur njefare tolerance eshte e pranueshme ne te mire te vete Kosoves e per te mos e lodhur e cuar popullin serisht ne zgjedhje te tjera …ndaj dhe s’ eshte fort keq rizgjedhja e saj.
Ne emer te kujt mos zgjedhja e Vjoses…
dhe ky lloj sherri e tymnaje qe perplas serisht koke me koke politiken kosovare dhe rrezikon ta coje serisht Kosoven ne zgjedhje te reja …absolutisht ne emer te Rame – Vucicit se pari por edhe ne emer te asaj Opozite te sotme te pa pergjegjeshme te Kosoves e cila duket se ende nuk ka zene mend nga humbja e saj turperuese e 28 dhjetorit 2025 ..por edhe ne emer te disa gabimeve trashanike politike te vete znj.Osmani .
Ndaj edhe per shume aresye te llogjikeshme kushtetuese qofte edhe politike duket se ngaterrestarja e vete kesaj historie rrezulton te jete po vete Vjosa Osmani e nxitur te gaboje kesisoj e qellimisht edhe nga opozita destruktive e Kosoves Ldk, Pdk dhe Aak …sepse jane keta e te tjere si keta si ne Prishtine po ashtu edhe ne Tirane qe po i nxisin urat e se keqes dhe jo sic po thone e sic po duan te fajesojne per kete lloj sherri … LVV e Albin Kurtin .
Kosova duhet te kete kreun e saj te shtetit ashtu sic i takon te jete ai…simbol i unitetit kombetar!
Rruga Press

