Pse PDK-ja do të duhej ta votonte Konjufcën
Shkruan Sylë Ukshini, ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri
Votimi i Glauk Konjufcës për President të Republikës do të ishte zgjidhja më e mirë për vendin.
Nga përvoja ime e shkurtër e bashkëpunimit me të si Ministër i Jashtëm në vitin 2020 jam bindur se është politikan që di të bëjë punë të mirë ekipore. Prandaj vota e PDK-se për Glauk Konjufcën do të ishte veprimi strategjik për vendin dhe për vetë PDK-në.
Vetëm për qëndrim parimor dhe shtetëror ndaj Gjykatës Speciale, si dhe votimi nga VV-ja i rezolutës në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së janë argumente të mjaftueshme përse PDK duhet të ketë votë për Glauk Konjufcën për President të Republikës!
Ai përfaqëson një politikan që ka kredibilitet të lartë brenda skenës politile politik shqiptare dhe eksperiencë të mjaftueshme në rrafshin ndërkombëtar. Një veprim politik nuk duhet marrë me disponimin e momentit, por duhet të ketë qartësi afatgjate dhe strategjike!
Për votimin e Rezolutës nga VV-ja, Glauku e meriton votën e PDK. Përveç kësaj, ai vjen nga një familje me kontribute të larta kombëtare!
Rruga Press

