Argument

Nuk është çështja nëse koalicioni e përkrah ose jo rikandidimin e presidentes aktuale, por që të shmangen zgjedhjet e kota

Shkruan Enis Sulstarova

Koalicioni i udhëhequr nga LVV është fitues i zgjedhjeve të parakohshme dhe nuk ka asnjë interes që Kosova të shkojë në zgjedhje të tjera të parakohshme, të cilat me gjasë nuk do t’i japin një shumicë mjaftueshëm të madhe për ta zgjedhur vetë presidentin.

Pra, problemi do të mbetet në tryezën e partive, siç është tani.

Lexo më shumë  "...E shohin Ramën si gjigand edhe kur i nënshtrohet Vuçiqit" - Ende asnjë shprehje publike për deklaratën e mikut të tij Vulin

Nuk është çështja nëse koalicioni e përkrah ose jo rikandidimin e presidentes aktuale, por që të shmangen zgjedhjet e kota, sepse prapë do të jenë partitë që do të duhet të gjejnë një emër konsensual.

Koalicioni ka punuar pa problem për pesë vite me presidenten aktuale dhe nuk ka arsye pse të mos bashkëpunojë edhe katër vite të tjerë.

Lexo më shumë  Policia dhe Dogana e kryejnë detyrën me profesionalizëm - Me u kapë në kufirin në Merdare nga Serbia dhe në fund me u liru...

Pyetja e vërtetë është pse partitë opozitare nuk po duken të gatshme ta mbështesin Osmanin?

Rruga Press

YouTube player