Argument

Policia dhe Dogana e kryejnë detyrën me profesionalizëm – Me u kapë në kufirin në Merdare nga Serbia dhe në fund me u liru…

Shkruan Mefail Bajqinovci

Mos me deklaru 1 milion euro në doganë.

Me i fshehë në një hapësirë të modifikuar të automjetit.

Me u kapë në kufirin në Merdare nga Serbia.

Dhe në fund me u liru.

Kjo nuk është e lehtë të shpjegohet.

Policia dhe Dogana e kryejnë detyrën me profesionalizëm. Paratë zbulohen, rasti procedohet.

Lexo më shumë  Shqipëria mes energjisë së papërdorur dhe kontratave të mëdha pa përfitim real për vendin

Por kur thuhet se “nuk ka prova”, atëherë lind pyetja e drejtë:

Çfarë nënkupton kjo për qytetarët?

A është normale fshehja e 1 milion eurove?

A mjafton mosdeklarimi për ta mbyllur çështjen?

Sundimi i ligjit duhet të jetë i qartë, i barabartë dhe i kuptueshëm për të gjithë.

Çdo paqartësi e dëmton besimin e qytetarëve në drejtësi.

Rruga Press

YouTube player