Shtëpinë e lindjes së Enver Hoxhës e bënë Muze Etnografik, ish vilën e tij e kanë bërë guest-house ku frymëzohen artistë “elitarë”, aty tek Vila e “Hurit dhe Elitarit”
Nga Gazmend Kapllani
Shtepine e lindjes se Enver Hoxhes ne Gjirokaster e bene Muze Etnografik – keshtu rastesisht e zgjodhen. Nuk zgjodhen per shembull shtepine e Musine Kokalarit qe shkruajti edhe romanin e pare etnografik shqiptar “Siç më thotë nënua plakë”, e cila eshte edhe simbol i rezistences kunder regjimit barbar te Enver Hoxhes.
Ish Vilen e Enver Hoxhes e kane bere guest-house ku frymezohen artiste “elitare” aty tek Vila e “Hurit dhe Elitarit”. Meqe ra fjala: a ka hulumtuar kush cfare perfaqeson kjo Art Explora dhe si e ka marre ne dorezim ate Vile? Me sa lexova eshte formuar ne vitin 2019 si organizate artistike – pra ne te njejtin vit qe beheshin planet per kthimin e viles se “Hurit dhe Elitarit” ne guest-house per artiste.
E them kete sepse bazuar ne pervojen time, shumica e atyre qe bejne biznes me qeverite shqiptare (te gjiha qeverite shqiptare pa perjashtim!) jane ose te mashtruar ose mashtrues.
Shyqyr qe Erjon Veliaj eshte ne qeli se tani do kishte vendosur besoj shtatoren e Enver Hoxhes para Ambasades Amerikane dhe do na kishte thene qe eshte instalacion konceptual artistik qe te plase Enveri nga inati ngaqe i urrente Amerikanet.
Nderkohe ky vend e ky kryeqytet jo vetem qe nuk denoi asnjehere kriminelet e komunizmit por nuk ka ende qofte edhe nje monument kushtuar viktimave te komunizmit dhe atyre te pakteve qe i rezistuan (dhe qe ende i rezistojne).
Rruga Press

