KryesoreLajme

VV-ja, pas Këshillit të Përgjithshëm: Përpjekje maksimale për evitimin e zgjedhjeve të reja

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur mbledhjen e 62-të të Këshillit të Përgjithshëm.

Mbledhja nisi me fjalimin e kryetarit të LVV dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili falënderoi anëtarët dhe aktivistët për angazhimin gjatë fushatës zgjedhore.

Në fjalën e tij, ai përmendi prioritetet e qeverisë për periudhën në vijim, duke përfshirë investime të planifikuara në fushën e mbrojtjes, prodhimit dhe investimeve kapitale. Sipas deklarimeve, synohet ndarja e nga një miliard eurosh për secilën prej këtyre fushave, përkatësisht në ushtri, prodhim dhe projekte kapitale vjetore.

Lexo më shumë  Rizvanolli prezanton potencialin minerar të Kosovës në PDAC 2026

Kryeministri foli gjithashtu për çështjen e zgjedhjes së Presidentit.

“Kryeministri po ashtu në fjalën e tij foli edhe për temën e Presidentit me ç’rast ai njoftoi për përpjekjet maksimale që po bën në këtë çështje dhe njëkohësisht evitimin e zgjedhjeve të reja”, thuhet në njoftimin e LVV.

Në përfundim, drejtuesit e Lëvizjes ritheksuan angazhimin për realizimin e objektivave të shpallura dhe për vazhdimin e punës në funksion të institucioneve dhe qytetarëve.

Lexo më shumë  Gjykata e Strasburgut regjistron për herë të parë padinë kundër Serbisë për pasivizimin e adresave në Luginë

Rruga Press

YouTube player