Lajme

Miratohet logoja për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Është mbajtur takimi i parë i Këshillit Organizativ për manifestimin me rastin e 28-vjetorit të Epopesë së Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), i cili do të zhvillohet më 5, 6 dhe 7 mars. Aty u miratua edhe logoja zyrtare për shënimin e Epopesë.

Takimi u kryesua nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në cilësinë e bashkëkryesuesit, si dhe ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti. Të pranishëm ishin edhe anëtarë të Këshillit Organizativ dhe përfaqësues nga Zyra e Presidentes, Kuvendi i Kosovës, Zyra e Kryeministrit dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës.

Lexo më shumë  Kosova organizon konferencën rajonale në kuadër të Procesit të Berlinit

Gjatë mbledhjes u diskutua gjerësisht për agjendën e aktiviteteve që do të zhvillohen përgjatë tri ditëve të manifestimit, si dhe për ndarjen e detyrave dhe përgjegjësive ndërmjet institucioneve përkatëse, me qëllim organizimin sa më dinjitoz të kësaj ngjarjeje me rëndësi të veçantë shtetërore.

Pas konsultimeve të përbashkëta, Këshilli Organizativ miratoi agjendën zyrtare për datat 5, 6 dhe 7 mars, si dhe logon zyrtare të manifestimit të këtij përvjetori.

Lexo më shumë  Goditën me vezë makinën e Ramës, Gjykata Penale shpall të paligjshëm arrestimin e dy aktivistëve të protestave: S’është akt dhune!

“Institucionet përgjegjëse do të vazhdojnë koordinimin e ngushtë edhe në ditët në vijim, për të siguruar realizimin e suksesshëm të të gjitha aktiviteteve të parapara në kuadër të shënimit të Epopesë së UÇK-së”, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes.

Rruga Press

YouTube player