KryesoreLajme

Këshilli i Mandateve/ SPAK nxjerr sms, të fortët kërcënuan dëshmitarët për Ballukun

Prokurorët e SPAK kanë paraqitur në Këshillin e Mandateve një element të ri të rëndë në kërkesën për autorizimin e arrestimit të Belinda Ballukut, duke pretenduar se dy dëshmitarë janë kërcënuar nga persona “të fortë”, të lidhur me elementë të krimit të organizuar, të cilët kanë vepruar në emër të saj.

Një zëdhënës i grupit parlamentar të PD-së tha për Lapsi.al se prokurorët e SPAK kanë informuar deputetët në mbledhjen e Këshillit të Mandateve se disponojnë transkripte bisedash, të administruara si prova në dosje, ku pasqyrohen komunikime kërcënuese ndaj dëshmitarëve. Këto materiale janë paraqitur gjatë seancës së Këshillit të Mandateve si pjesë e argumentimit për ekzistencën e rrezikut të ndikimit në proces dhe të prishjes së provave.

Lexo më shumë  Kurti pret Queirós: Fokus te ligji për konfiskimin e pasurisë dhe mjedisi

Në vijim të pyetjeve të bëra nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, prokuroria ka konfirmuar se në datë 20 nëntor 2025, Balluku ka intimiduar dy dëshmitarë duke u kërkuar të ndryshojnë dëshminë.

“Prokuroria informoi se ka prova se disa persona “të fortë” (duke nënkuptuar elementë të krimit të organizuar) kanë kërcënuar dëshmitarët në emër të zonjës Balluku. Për këtë kanë paraqitur edhe provat në mbledhjen e Këshillit – transkripte të bisedave” tha zëdhënësi i grupit parlamentar për Lapsi.al

Ky element është përdorur nga prokurorët për të argumentuar rëndimin e pozitës procedurale të saj dhe ekzistencën e rrezikut konkret që ajo të prishë prova apo të ndikojë në vijimësinë e hetimit.

Në mbledhje është sqaruar gjithashtu se as Balluku dhe as avokatët e saj nuk kanë ngritur pretendime për ndikim apo përndjekje politike nga ana e prokurorisë.

Këshilli i Mandateve pritet të shqyrtojë kërkesën e prokurorisë për autorizimin e arrestimit, ndërsa çështja pritet të kalojë për votim në parlament.

Rruga Press

YouTube player