BotaKryesore

Hungaria bllokon sanksionet e BE-së ndaj Rusisë/ Kallas: Nuk arrihet miratimi i paketës së re!

Shefja e politikës së jashtme evropiane, Kaia Kallas, ka deklaruar se vendet anëtare të BE-së mund të mos arrijnë një marrëveshje lidhur me një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë.

Bllokimi i Hungarisë e bëri të qartë se nuk do të arrihej konsensus mbi masat e propozuara, kështu u shpreh u tha Kallas në një takim me gazetarët.

Lexo më shumë  Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë! Diaspora shqiptare bashkohet masivisht në protestën kundër Ramës, shpaloset flamuri gjigant kuq e zi

Budapesti njoftoi dje se do të bllokojë miratimin e paketës së 20-të të sanksioneve evropiane kundër Rusisë për shkak të ndërprerjes së furnizimeve të naftës ruse përmes tubacionit Drujba.

Kujtojmë se Bashkimi Evropian propozoi sanksione të reja kundër Rusisë në fillim të shkurtit kundër sektorit bankar dhe atij të energjisë.

Paketa e re e sanksioneve do të jetë e njëzeta që nga fillimi i sulmit rus ndaj Ukrainës më 24 shkurt 2022. Por mesa duket kjo paketë nuk do të miratohet

Lexo më shumë  Haxhiu i reagon PDK-së: Stafi i Kuvendit s’është palë në betejat politike

Rruga Press

YouTube player