Bota

ShBA gati për sulm ndaj Iranit? Evakuohen bazat amerikane në Lindjen e Mesme

Sipas një raportimi të The New York Times, mijëra trupa amerikane janë tërhequr nga baza ajrore Al Udeid në Katar, si dhe nga Bahreini, ku ndodhet Flota e 5-të e Marinës së ShBA-së.

Forcat amerikane vazhdojnë të mbeten të dislokuara në Irak, Siri, Kuvajt, Arabinë Saudite, Jordaninë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Lexo më shumë  Gjykata e Lartë e SHBA-së: Trump shkeli ligjin - tarifat janë të paligjshme

Ky veprim shihet si një masë paraprake për shkak të tensioneve në rritje mbi një sulm të mundshëm amerikan ndaj Iranit, me pritshmërinë që Teherani të kundërpërgjigjet duke goditur bazat amerikane në rajon.

Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane, e cila mbulon Iranin dhe pjesën më të madhe të rajonit përreth, nuk ka dhënë ende një koment zyrtar.

Lexo më shumë  Macron: Vendimi i Supremes në Amerikë për anulimin e tarifave tregon rëndësinë e kundërmasave në demokraci

Në një letër drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, përfaqësuesi i Iranit në Kombet e Bashkuara paralajmëroi se në rast se Irani do të sulmohej, “të gjitha bazat, objektet dhe asetet e forcës armiqësore në rajon do të konsideroheshin objektiva legjitime,” duke shtuar se “Shtetet e Bashkuara do të mbajnë përgjegjësi të plotë dhe të drejtpërdrejtë për çdo pasojë të paparashikueshme.”

Rruga Press

YouTube player