Lajme

Eksportet e Shqipërisë bien për të katërtin vit radhazi, janari 2026 nis me tkurrje

Eksportet në Shqipëri vijojnë ciklin rënës ku kanë hyrë prej katër vitesh, duke e nisur edhe vitin 2026 me tkurrje.

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, në muajin janar eksportet e mallrave arritën vlerën 26.7 miliardë lekë (rreth 277 milionë euro), 4.5% më pak krahasuar me janarin e vitit 2025.

Në muajin e parë të këtij viti, ndikimin negativ kryesor e dhanë grupet e mineraleve, energjisë elektrike, si edhe tekstilet dhe këpucët e prodhuara nga kompanitë fason.

Lexo më shumë  Kurti nga Deçani thotë se do të vazhdojnë me projekte në ujësjellës, infrastrukturë dhe arsim

Nga ana tjetër, importet në janar arritën në 57 miliardë lekë, rreth 4% më pak se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Si pasojë, deficiti tregtar për muajin janar u regjistrua në 31 miliardë lekë, 3.6% më i ulët krahasuar me janarin 2025 dhe 41.3% më i ulët se në dhjetor 2025.

Sa i përket partnerëve tregtarë, rënia më e madhe e eksporteve u shënua drejt Italia dhe Kosova, ndërsa rritje pati drejt Gjermania dhe Greqia. Në importe, ulja më e madhe u regjistrua nga Italia dhe Greqia, ndërsa rritje u shënua nga Kina dhe Turqia.

Lexo më shumë  Opinion në “EuObserver”: Si Shqipëria po shitet copa-copa për miliarderët

Sipas strukturës së tregtisë, shkëmbimet me vendet e Bashkimi Evropian zënë 55% të totalit, ku eksportet drejt BE-së përbëjnë 74% të eksporteve totale, ndërsa importet nga BE-ja zënë 47% të totalit të importeve.

Rruga Press

YouTube player