BotaKryesore

Rutte: NATO do të udhëhiqet gjithnjë e më shumë nga Evropa

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se NATO-ja pritet të udhëhiqet gjithnjë e më shumë nga vendet evropiane, duke ruajtur një prani të fortë dhe të qëndrueshme të Shteteve të Bashkuara.

Duke folur për gazetarët të premten në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Munih, Rutte theksoi se në vitet e ardhshme aleanca do të shndërrohet gradualisht në një NATO të udhëhequr më shumë nga Evropa, ndërsa SHBA-ja do të mbetet fort e përfshirë dhe pjesë thelbësore e organizatës, raporton Reuters.

Lexo më shumë  Ambasadori britanik: Kryeministri Kurti sinjalizon bashkëpunim të ngushtë dhe mbrojtje të komuniteteve

Ai shtoi se ky proces do të zhvillohet hap pas hapi, në bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara, duke u mbështetur në procesin e përbashkët të planifikimit të mbrojtjes brenda aleancës.
Sipas tij, rritja e ndjeshme e shpenzimeve ushtarake nga aleatët evropianë do të jetë një faktor kyç në forcimin e rolit udhëheqës të Evropës brenda NATO-s.

Rutte komentet i bëri pak kohë pasi Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka folur për një moment vendimtar dhe një “epokë të re” në politikën botërore.

Lexo më shumë  Qeveria miraton marrëveshjen në vlerë 90 milionë euroshe të Bankës Botërore
YouTube player