Lajme

Kryeministri i Kroacisë Plenkoviq uron kryeministrin Kurti, riafirmon mbështetjen kroate për Kosovën

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq ka uruar homologun e tij nga Kosova, Albin Kurti për mandatin e ri në krye të ekzekutivit.

Plenkoviq shkruan në “X” se pret me padurim forcimin e bashkëpnimit dypalësh.

“Urime Kryeministrit Albin Kurti për sigurimin e një mandati tjetër. Kroacia mbetet një mbështetëse e fortë e rrugës evropiane të Kosovës. Pres me padurim forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë dypalësh dhe bashkëpunimin për stabilitet dhe prosperitet në Evropën Juglindore’, thuhet në urimin e tij.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi planifikuar të ndajmë 200 milionë euro për industrinë kreative

Rruga Press

YouTube player