KryesoreLajme

Deputetët e rinj që do t’i zëvendësojnë ministrat e emëruar në Qeverinë Kurti 3

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur të rekomandojë 18 kandidatët e radhës për deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ky vendim vjen pas kërkesës së presidentes, Vjosa Osmani, e cila më 12.02. 2026 ka kërkuar rekomandimin e kandidatëve të ligjshëm të radhës, pas dorëheqjes së disa deputetëve aktualë.

Komisioni ka vepruar në pajtim me nenin 112, paragrafi 4 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe ka certifikuar 18 kandidatët që do të zëvendësojnë deputetët që kanë dhënë dorëheqje. Këta kandidatë janë pjesë e listave të certifikuara nga zgjedhjet e parakohshme të mbajtura më 28 dhjetor 2025.

Lexo më shumë  Nga integrimi evropian te izolimi: A po rikthehet Serbia në vitet ’90?

Lista e plotë e kandidatëve të rekomanduar nga KQZ: 

Nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti është zëvendësuar nga Egzon Azemi; Glauk Konjufca nga Fahrush Rexhepi; Hekuran Murati nga Bajram Mavriqi; Donika Gërvalla Schwarz nga Luan Aliu; Xhelal Sveçla nga Driton Hyseni; Hajrulla Çeku nga Enver Dugolli; Mimoza Kusari Lila nga Arijeta Rexhepi; Ejup Maqedonci nga Shqipe Isufi; Andin Hoti nga Afërdita Hajrizi; Arben Vitia nga Ejup Ahmeti; Saranda Bogujevci nga Avdullah Klinaku; Armend Muja nga Mytaher Haskuka; Fitore Pacolli Dalipi nga Bylbyl Sokoli; Artane Rizvanolli Berisha nga Ilir Qeriqi; Dimal Basha është zëvendësuar nga Mimoza Shala.

Lexo më shumë  Kuvendi i Kosovës mblidhet në orën 19:00 për të formuar komisionet, për buxhetin 2026 dhe rezolutën

Ndërsa, nga partia Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Elbert Krasniqi është zëvendësuar nga Fridon Lala. 

Nga partia Za Slobodu Pravdu i Opstanak, Nenad Rashiç është zëvendësuar nga Lazar Raduloviç e nga Koalicija Vakat, deputeti Rasim Demiri u zëvendësua Bahrim Sabani.

Qeveria Kurti 3 u votua më 11.02.2026. Për kanë votuar 66 deputetë për, 49 kundër dhe asnjë abstenim.

Rruga Press

YouTube player