KryesoreLajme

Qeveria miraton marrëveshjen në vlerë 90 milionë euroshe të Bankës Botërore

Kabineti qeveritar ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit për Programin e Parë për “Financimin e Politikave Zhvillimore për Efektivitetin Fiskal, Konkurrushmërinë dhe Rritjen e Gjelbër” mes Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim (pjesë e Bankës Botërore).

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se marrëveshja ka vlerë totale prek 90.3 milionë euro.

“Periudha e kthimit është 12 vjet, norma e interesin zero për qind. Konsideruar rëndësinë e marrëveshjes dhe kushtet e mira financiare ju ftoj ta miratojmë për yta proceduar në Kuvend për ratifikim”, ka thënë ai.  

Lexo më shumë  Nis takimi trelateral i mbrojtjes mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë

Marrëveshja tani pritet të shkojë në Kuvend për t’u ratifikuar. 

E premtja e 13 shkurtit është dita e fundit kur Kuvendi i Kosovës ka kohë të ratifikojë marrëveshjen  me Bankën Botërore në vlerë prej 90.3 milionë eurosh.

Kabineti qeveritar ka votuar pro edhe disa marrëveshjeve të tjera.

Janë miratuar dhe proceduar tutje në Kuvend: Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes mes Kosovës dhe BE-së mbi Aranzhimet për zbatimin e përkrahjes së Unionit për Kosovën në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje; Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për “Instrumentin për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor” mes Kosovës dhe BE-së; Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë mes Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Asociacionit ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin KOMPAS – Qasja Gjithëpërfshirëse e Kosovës për Forcimin e Sistemit të Shëndetësisë; si dhe Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë mes Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin “Edukimi në Fëmijërinë e Hershme dhe Kujdesi për Kapitalin Njerëzor të Kosovës.

Lexo më shumë  Gjenerali norvegjez: Rusia mund të kryejë një pushtim tjetër për të mbrojtur pasurinë bërthamore

Rruga Press

YouTube player