KryesoreLajme

Policia e Kosovës gjen armatim e pajisje ushtarake në një shtëpi të pabanuar në Leposaviq

Policia e Kosovës ka gjetur dhe konfiskuar armë, municion dhe pajisje ushtarake gjatë kontrollit të një shtëpie të pabanuar në Leposaviq.

Sipas njoftimit zyrtar, rasti ka ndodhur më 9 shkurt 2026, rreth orës 14:29, kur gjatë kontrollit në një objekt të pabanuar, pronë e një mashkulli shtetas i Serbisë, policia ka hasur në një sasi të konsiderueshme municioni dhe pajisjesh ushtarake.

Lexo më shumë  Haxhiu reagon pas kërkesës për 45 vjet burg për krerët e UÇK-së: Ky është shtrembërim i historisë

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar 59 fishekë të kalibrit të panjohur, një kuti metalike, një helmetë ushtarake, një xhaketë me emblemë të Serbisë, një futrollë për thikë, një pjesë antiplumbi, një çantë ushtarake, dy karikatorë të armës automatike AK-47, si dhe një karikator tjetër me një fishek.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit dhe ndërmarrjen e veprimeve të mëtejme hetimore.

Lexo më shumë  ShBA-ja do vazhdojë ta mbështesë FSK-në me pajisje ushtarake - Rritja e sigurisë rajonale dhe mbrojtja e interesave amerikane

Hetimet janë duke vazhduar nga organet kompetente.

Rruga Press

YouTube player