KryesoreLajme

Komandanti i FSK-së dekoron pjesëtarët e angazhuar në operacionin e kërkim-shpëtimit në Shqipëri

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim pjesëtarët e Njësisë së Kërkim-Shpëtimit të Regjimentit të Mbrojtjes Civile të Gardës Kombëtare të FSK-së, të cilët kanë qenë të angazhuar në operacionin humanitar të kërkim-shpëtimit në Klos të Republikës së Shqipërisë.

Gjatë takimit, gjenerallejtënant Jashari ka falënderuar pjesëtarët e FSK-së për angazhimin e tyre në këtë mision humanitar, duke vlerësuar profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar në kushte të vështira dimërore.

Lexo më shumë  PISA 2025 - Si u deformuan të dhënat nga qeveria e Shqipërisë; reagon OECD: Nuk i miratuam ndryshimet

Ai i ka përgëzuar për përfundimin me sukses të operacionit dhe kontributin e dhënë në mbështetje të autoriteteve shqiptare.

Në kuadër të këtij takimi, komandanti i FSK-së ka dekoruar pjesëtarët e angazhuar në operacion me medaljen “Shërbim Vetëmohues”, ndërsa njësia përkatëse është nderuar me mirënjohje institucionale.

Forca e Sigurisë së Kosovës ka ritheksuar përkushtimin e saj për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe për ngritjen e vazhdueshme të kapaciteteve profesionale, duke dëshmuar gatishmëri për angazhim në misione humanitare brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Kosovës. 

Lexo më shumë  Ku shkel Rama, arrestohen qytetarë, protestë jashtë Pallatit të Kulturës në Vlorë, shoqërohen 4 persona

Rruga Press

YouTube player